Gripi shpendësh në Vlorë? Dhjetëra zogj të ngordhur në Plazhin e Vjetër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje shqetësuese është raportuar në Plazhin e Vjetër, në Vlorë, ku janë gjetur dhjetëra shpendë të ngordhur. Kjo situatë ka ngritur alarmin për shëndetin publik dhe atë mjedisor, duke shqetësuar qytetarët që frekuentojnë zonën për ecje dhe aktivitete sportive.

Shkaku i ngordhjes së këtyre shpendëve mbetet ende i paqartë. Dyshohet se ngjarja mund të jetë pasojë e gripit të shpendëve.

Megjithatë, hipotezat kryesore përfshijnë gjithashtu ndotjen mjedisore dhe faktorë të tjerë të lidhur me ndërhyrjet njerëzore në ekosistem.

Gripi i shpendëve, është një infeksion viral që mund të infektojë jo vetëm zogjtë, por edhe njerëzit dhe kafshët e tjera. Shumica e formave të virusit janë të kufizuara te zogjtë.

H5N1 është forma më e zakonshme e gripit të shpendëve. Është vdekjeprurëse për zogjtë dhe mund të prekë lehtësisht njerëzit dhe kafshët e tjera që vijnë në kontakt me një transportues të saj.

H5N1 ka aftësinë të mbijetojë për periudha të gjata kohore. Zogjtë e infektuar me H5N1 vazhdojnë të lëshojnë virusin në feces dhe pështymë për deri në 10 ditë. Prekja e sipërfaqeve të kontaminuara mund të përhapë infeksionin.

gijotina.com/

The post Gripi shpendësh në Vlorë? Dhjetëra zogj të ngordhur në Plazhin e Vjetër appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *