Napoli kryesues nuk ndal hapin, bind ndaj Fiorentinës në transfertë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Napoli nuk ndal hapin në Serie A. Të besuarit e Contes triumfuan 0-3, në fushën e Fiorentinës. Në pjesën e parë realizoi David Neres, pas një asisti të Lukakut. Në pjesën e dytë, Lukaku përktheu në gol një penallti, duke vendosur pikët në “kasafortë”. Në të 67-tën, për Napolin shënoi edhe Mc Tominay.

Napoli kryeson me 44 pikë, 3 pikë më shumë se skuadra ndjekëse. Në krahun tjetër, Fiorentina renditet në vendin e gjashtë.

Në ndeshjen tjetër të luajtur sot mes Venezias dhe Empolit nuk pati fitues, pasi përfundoi 1-1.

gijotina.com/

The post Napoli kryesues nuk ndal hapin, bind ndaj Fiorentinës në transfertë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *