Mediat italiane: Çfarë i kërkoi Meloni-Trumpit në takimin disa orësh

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Giorgia Meloni ka takuar Donald Trump, presidentin e zgjedhur të SHBA në rezidencën e tij në Mar a Lago, në Florida në orët e pasdites së 4 janarit. Mediat kanë publikuar edhe pamjet e para nga takimi i dy udhëheqësve.

Qëndrimi i kryeministres në rezidencën e manjatit zgjati disa orë, raporton La Repubblica.

Vizita kaq e shpejtë e Melonit për të takuar Donald Trump ka një synim, për ta bërë kryeministren pikë referimi në Europë, për administratën e re të republikanit.

Në diskutimet mes dy liderëve konservatorë ka zënë vend edhe rasti Sala, gazetarja italiane e arrestuar në Teheran nga regjimi iranian, por edhe çështje me karakter gjeopolitik dhe me interes të SHBA-së e Europës.

Lexo më tej: Ekskluzive/ Ç’ndodh brenda pallatit të Trump, Mar-a-Lago 

The post Mediat italiane: Çfarë i kërkoi Meloni-Trumpit në takimin disa orësh appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *