Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në bulevardin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë.

Burime nga policia konfirmojnë se është qëlluar në ajër dhe nuk ka persona të lënduar.

Siç raportohet, është dëgjuar vetëm një e shtënë.

Ka qenë një qytetar që ka njoftuar policinë për të shtëna me armë në bulevard.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gëzhojë.

Vlorë

Në orën 18:36, në sallën operative të DVP Vlorë është marrë një njoftim se në lagjen “Lef Sallata” dyshohet se ka ndodhur një konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e raportuar, por deri tani nuk janë konstatuar persona të përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e tyre dhe sqarimin e plotë të këtij rasti.

Sqarojmë se, në lidhje me një zhurmë të ngjashme me të shtënë me armë zjarri, po kryhen verifikimet përkatëse nga ana e shërbimeve të Policisë.

The post Të shtëna me armë zjarri në Vlorë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *