Vrasja e të riut/ Familjarët: S’kemi probleme me askënd, djali punonte në ndërtim në Mal të Zi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Familjarët e 33-vjeçarit, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Dragoç, kanë pohuar se djali i tyre nuk ka patur probleme me askënd.

Xhaxhai i tij u shpreh për mediat se nipi Ramazan Mataj punonte në ndërtim në Mal të Zi.

Më parë, 33-vjeçari sipas familjarëve ka jetuar në Belgjikë, por sipas tyre, nuk u kishte shprehur asnjë shqetësim.

“Ngjarjen e kemi marrë vesh në 06:30. Nuk ka pasur asnjë problem. Përpara ka jetuar në Belgjikë. Tani ka punuar në Mal të Zi në ndërtim.Nuk ka shprehur asnjë shqetësim, asnjë gjë, dhe s’ka folur me asnjë njeri. Nuk kemi fare probleme, po të kishim do ta ruanim shpinën e barku, por nuk kemi patur”,tha ai.

Lexo edhe:

Vrasje në Shkodër, i riu ekzekutohet brenda makinës – Dëshmitë

The post Vrasja e të riut/ Familjarët: S’kemi probleme me askënd, djali punonte në ndërtim në Mal të Zi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *