Vrasja në Shkodër, dëshmia e fqinjit: Mendova se qëlluan dasmorët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën mëngjesin e sotëm, ku 33-vjeçari Ramazan Mataj u ekzekutua me armë zjarri brenda makinës në zonën e Dragoçit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:15 të mëngjesit të sotëm. Viktima është qëlluar me automatik kallashnikov duke mbetur i vdekur në vend.

Mësohet se një prej fqinjëve ka dëgjuar të shtënat mbrëmë, por për shkak se afër ndodhet një lokal dasmash ka menduar se bëhet fjalë për të shtëna nga dasmorët, duke e mos e ditur se bëhet fjalë për një vrasje.

Në orët e mëngjesit rastësisht banorët e zonës konstatuan viktimën brenda automjetit të vrarë me armë zjarri.

Kanë qenë banorët që kanë parë personin e pajetë brenda automjetit dhe kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje.

Mësohet se Ramzan Mataj, ishte kthyer nga Belgjika ku kishte jetuar për rreth 1 vit.

Një nga pistat e mundshme që po heton policia lidhet me ndonjë konflikt jashtë vendit, si një mundësi për arsyen e atentatit.

Në deklaratën e parë për policinë, babai i viktimës, Fatmir Mataj, thotë se nuk e di arsyen e vrasjes dhe se djali i tij nuk ka patur asnjë problem apo konflikt me persona të tjerë.

The post Vrasja në Shkodër, dëshmia e fqinjit: Mendova se qëlluan dasmorët appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *