E zbulon i ati: Elon Musk dëshiron të blejë skuadrën e Liverpool

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk dëshiron  blejë skuadrën e Liverpool-it. Lajmin e ka bërë të ditur babai i miliarderit, Errol Musk për Times Radio.

Ai u pyet: “A dëshiron djali juaj të blejë  Liverpool Football Club? Dhe Errol u përgjigj: “Nuk mund të komentoj për këtë, ata do të rrisin çmimin!”

Më pas ai shtoi duke thënë: “Oh po, ai ka shprehur një dëshirë, por kjo nuk do të thotë se ai po e blen atë. Ai do të donte, çdo kush do të dëshironte, po ashtu edhe unë”.

Më tej babai i Elon Musk sqaroi se familje e tij ka lidhje me Liverpool, pasi gjyshja e miliarderit ka lindur atje.

“Pra, ne jemi të lidhur me Liverpoolin, ju e dini”, tha ai.

Liverpool ka qenë në pronësi të Fenway Sports Group që nga viti 2010. Në shtator 2023, ata shitën një pakicë të aksioneve tek një firmë investimi amerikane, Dynasty Equity.

The post E zbulon i ati: Elon Musk dëshiron të blejë skuadrën e Liverpool appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *