Media greke: Janullatos në terapi intensive

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos, i cili ndodhet për të pestën ditë i shtruar në spitalin “Evangelismos”, vazhdon të jetë kritike. Siç raportohet nga CNN Greece Kryepeshkopi tashmë ndodhet në repartin e spitalit, por në kushte të terapisë intensive.

Kryepeshkopi u transportua me një fluturim të Forcave Ajrore nga Tirana në Athinë pasditen e së premtes (3/1). Ai u shtrua fillimisht me një virus sezonal më 30 dhjetor në një spital të Tiranës, por shëndeti i tij u përkeqësua dhe u gjykua e nevojshme transferimi i tij në një spital të Athinës.

The post Media greke: Janullatos në terapi intensive appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *