Drejt gjykimit, SPAK i shton dy prokurorë dosjes ‘5D’

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Hetimit të dosjes “5D”, i shtohet krah Klodian Brahos, edhe prokurorja e posaçme Anila Jella.

SPAK ka kërkuar nisjen e gjykimit, por seanca paraprake u shty për më 28 janar për shkak se mungonte një nga avokatët e të pandehurve, të cilët siç mësohet jo zyrtarisht, do të kërkojnë gjykim të shkurtuar.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ish-drejtori i UKT Redi Molla dhe ish-drejtor i IMT Mariglen Qato janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në 11 tenderë pranë bashkisë brenda 6 viteve.

Ata akuzohen për korrupsion pasiv dhe mosdeklarim të pasurive, ndërsa gjatë hetimeve SPAK i shtoi edhe akuzën e pastrimit të parave. Taulant Tushe, akuzohet për shkelje të barazisë në tenderë kur mbante postin e kreut të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike.

SPAK përcolli më 26 dhjetor 2024 kërkesën në Gjykatë për nisjen e gjykimit ndaj zyrtarëve, ndërsa njoftoi përfundimin e hetimeve paraprake.

The post Drejt gjykimit, SPAK i shton dy prokurorë dosjes ‘5D’ appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *