I vuri flakën mobilierisë ditën e ndërrimit të viteve, arrestohet – VIDEO

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet si autori i zjarrvënës së një mobilierie në Gjormë të Kurbinit, ngjarje e ndodhur më 31 Dhjetor 2024, në orët e para të mëngjesit.

Në pranga u vu Rogest Mera, konfirmoi policia, që shtoi se 36-vjeçari iu vuri flakën biznesit “për motive të dobëta”.

Efektivët kanë sekuestruar pjesë veshjesh të djegura, që dyshohet se i ka mbajtur autori gjatë ngjarjes dhe celularin e tij.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin, për djegien e mobilierisë në pronësi të shtetasit A.Sh., 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31.12.2024, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi: Rogest Mera, 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i dënuar më parë për dhunë në familje. Nga zjarri në mobilieri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’”, thuhet në njoftimin e bluve.

The post I vuri flakën mobilierisë ditën e ndërrimit të viteve, arrestohet – VIDEO appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *