Qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë, arrestohet 56-vjeçari në Shkodër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 56-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër, pasi lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe thikë.

Mësohet se në pranga ka rënë Agim Curraj, banues në fshatin Leporosh.

Në kuadër të operacionit policor i koduar “Parandalimi” është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov së bashku me një krehër dhe municion luftarak dhe mjet prerës (thikë).

Njoftimi i policisë

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale u kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Agim Curraj, 56 vjeç, banues në fshatin Leporosh.

Në fshatin “Vrakë”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.C., dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e qëllimit që 56-vjeçari lëvizte i armatosur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë, arrestohet 56-vjeçari në Shkodër appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *