Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën një person

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Podgorie. Dy mjete, një BMW dhe një “Audi” janë përplasur me njëra-tjetrën. Si rrjedhojë e aksidentit ka humbur jetën një prej shoferëve, i identifikuar si Aurel Cipi.

Ndërkohë, drejtuesi i “Audi-t” mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe shkaqet e përplasjes fatale të automjeteve.

The post Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën një person appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *