Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Pogradec, ky është 28-vjeçari që humbi jetën (EMRI)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në aksin Maliq-Pogradec, në vendin e quajtur “Lapidari” në afërsi të fshatit Podgorie.

Dy mjete, në rrethana ende të paqarta janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë, njëri prej shoferëve, 28 vjeç ka ndërruar jetë ndërsa shoferi i makinës tjetër është lënduar.

Mjeti me të cilin udhëtonte viktima Aurel Çipi është shkatërruar plotësisht si pasojë e përplasjes ndërsa shërbimit zjarrfikës të Maliqit i është dashur me tepër se një orë për të nxjerrë trupin e pajetë të tij.

Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër është jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit është manovra e gabuar e njërit prej drejtuesit të mjeteve.

The post Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Pogradec, ky është 28-vjeçari që humbi jetën (EMRI) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *