“Eja se do shkoj te tezja”, mesazhet që futën në kurth Ramazan Matajn

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ramazan Mataj, 33-vjeçari shkodran që u vra pak ditë më parë në fshatin Dragoç të Postribës, u nxor në pritë nga autori, i cili ishte vëllai i të dashurës së tij.

Arjon Hasaj duke qenë në dijeni të lidhjes së tyre por edhe i shqetësuar nga ngacmimet e vazhdueshme dhe problemet që kjo lidhje jashtëmartesore i kishte shkaktuar motrës së tij, vendosi ta nxirrte në pritë.

Më 25 dhjetor, ai ka krijuar një profil fals në rrjetet sociale, duke komunikuar me Ramazanin. Ai e ka thirrur dy tre ditë para ngjarjes 33-vjeçarin, por vrasja nuk është kryer pasi nuk ishin gati. Biseda e fundit ka qenë ditën e ngjarjes me fjalët, ‘unë do shkoj te tezja dhe do dal të takoj në filan rrugicë’.

Pasi autori është siguruar se Ramazani do vinte i vetëm në takim, ka marrë armën dhe e ka qëlluar disa herë duke i marrë jetën brenda në makinë.

Kur është zbërthyer telefoni i viktimës janë gjetur komunikimet e tij me autorin që kishte krijuar profilin e rremë, por edhe me vajza të tjera. Edhe pse prej disa vitesh ishte i lidhur me vajzën e familjes Hasaj, 33-vjeçari nuk pranonte të martohej me të dhe nuk e konsideronte serioze marrëdhënien e tyre.

Ai madje dyshohet se ka ngacmuar edhe vajza të tjera të familjes Hasaj dhe kjo është arsyeja pse Arjoni ka ndërmarrë aktin e rëndë.

The post “Eja se do shkoj te tezja”, mesazhet që futën në kurth Ramazan Matajn appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *