Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Policia e Durrësit ka arrestuar një 20-vjeçar, Antonio Spahiu, i cili shiste lëndë narkotike në lokale nate dhe në lagje të qytetit të Shijakut. Ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, 26-vjeçar, Fabion Masha i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sipas policisë, dyshohet se dy të rinjtë bashkëpunonin për shitjen e dozave të kanabisit, në Shijak.
Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e 26-vjeçarit u gjetën qindra doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa sekuestruan lëndën narkotike, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 3 celularë.
The post Shisnin lëndë narkotike në lokale nate, arrestohet 20-vjeçari appeared first on Lapsi.al.
