Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Janullatos, futet në intubim

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos i cili prej disa ditësh qëndron i shtruar në spital në Athinë është përkeqësuar.

Në një njoftim të spitalit ku po trajtohet kryepeshkopi bëhet me dije se “gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar”.

Capture

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas, 95-vjeç u shtrua në një spital të Tiranës për shkak të një virusi që po e shqetësonte më 30 dhjetor. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më 3 janar u pa e nevojshme të transferohej në Athinë.

 

The post Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Janullatos, futet në intubim appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *