Moti i keq, arrin në një metër trashësia e dëborës në qarkun e Dibrës, mbyllen 60% e shkollave

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Moti i keq ka mbërthyer vendin duke pezulluara shumë aktivitete, ku 60% e shkollave janë mbyllur. Sipas informacioneve të marra ditën e sotme, vijon situata e rëndë në qarkun e Dibrës.

Reshjet e dëborës janë ndërprerë që natën e mbrëmshme, por ja kanë lënë vendin ngricave. Temperatura në Bulqizë ka shënuar -15 gradë.
60% e fshatrave të Qarkut Dibër vijon të jetë e bllokuar, pasi lartësia e dëborës arrin rreth 1 metër në Lurë, Selisht, Kalaja-Dodës, Sllovë, Trebisht dhe Ostren.

Edhe sot, mësimi nuk vazhdon në 60% të shkollave të Qarkut Dibër.

Pushteti vendor po punon për hapjen e rrugëve. Rruga nacionale Peshkopi-Bulqizë në disa segmente duhet të përdoren zinxhirët.

Firma nënkontraktore po punon për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. Sot, në orët e para të mëngjesit, është hapur rruga e Arbrit.

Njoftim nga prefekti i qarkut Lezhë:

Në territorin e qarkut Lezhë, situata aktualisht duket më e qetë, intensiteti i erës ka rënë në mesatare.
Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin dhe OSHEE do punohet për riparimin e defekteve elektrike dhe pastrimin e qytetit nga mbeturinat e sjella nga era..
Probleme të furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike nuk ka.
Kuota e lumit Drin e Mat vazhdojnë të jenë në nivele minimale.
Hidrovorët janë në gadishmëri.

The post Moti i keq, arrin në një metër trashësia e dëborës në qarkun e Dibrës, mbyllen 60% e shkollave appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *