Reshjet e dëborës në Korçë, Skënderbeu-Vora do të luhet në stadiumin e Devollit/ Të gjitha sfidat e kupës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në qytetin e Korçës, ndeshja e Kupës së Shqipërisë Skënderbeu-Vora, e cila ishte planifikuar të luhej nesër në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”, do të zhvillohet në një tjetër stadium.

Ndeshja do të luhet në stadiumin Devolli dhe do të nisë në orën 13:00.

Sot, Tirana dhe Bylis luajnë në orën 13:00 për 1/8 e Kupës së Shqipërisë. Përballja do zhvillohet në stadiumin e Vorës dhe kjo fazë është me një takim, teksa skuadrat do kërkojnë një biletë për në çerekfinale.

Sfida tjetër e kësaj të marte është Laçi-Kukësi. Takimi nis në 13:00.

Ndërsa nesër luhen gjashtë sfidat e radhës.

The post Reshjet e dëborës në Korçë, Skënderbeu-Vora do të luhet në stadiumin e Devollit/ Të gjitha sfidat e kupës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *