Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Analisti Arjan Curri pak ditë më parë ka zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tu takuar me ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Smaku.
Ai deklaroi se gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë, andaj duhet patjetër mjekim urgjent që Parashqevia të shërohet.
Curri shtoi se ende nuk e ka marrë veten nga ai takim me ikonën e muzikës, hisotrinë e së cilës e konsideron tragjike.
Parashqevi Simaku ka probleme shëndetësore serioze, fizike dhe psikike të natyrës shpirtërore. Ka nevojë për mjekim. Unë nuk e di nëse do ta bindin të mjekohet, por dikush duhet ta bëjë. Dashuria për një person nuk shfaqet duke i qëndruar afër, e duke i ofruar ushqim e strehim, por asistencë për ta shëruar.
Historia është shumë dramatike dhe tragjike, dua të rezervohem deri në momentin që njerëzit e saj duan të thonë të vërtetën. Nuk mund të fshihet shumë gjatë sekretet për jetën e saj. Jam i tronditur, ende nuk e kam marrë veten nga ajo vizitë”, u shpreh Curri.
The post U takua me Parashqevi Simakun, Curri rrëfen detaje: Po hesht, por situata është shumë më dramatike appeared first on GIJOTINA.
