Lëvizje në qeveri, lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dorian Tola është liruar nga detyra si zëvendësministër i Mbrojtjes.

Tola ka marrë këtë detyrë në qershor të vitit 2024.

Më herët Dorian Tola ka mbajtur detyrën e kreut të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), si dhe ka shërbyer në Forcat e Armatosura, ku ka kryer detyra që lidhen kryesisht me planëzimin afatgjatë të Forcës Detare dhe bashkëpunimin ushtarak me NATO-n.

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Dorian Tola, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

The post Lëvizje në qeveri, lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *