Papa Francesku rrëzohet në banesë/ Shfaqet me krahun e lidhur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Papa Francesku është rrëzuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e Santa Marta. Mediat italiane shkruajnë se kreu i Vatikanit pësoi një kontuzion në parakrahun e djathtë, por fatmirësisht pa fraktura. Krahu është fashuar si masë paraprake, sipas një njoftimi nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

Papa pati një incident në shtëpi edhe në 7 dhjetor 2024 kur goditi mjekrën në komodinën e tij. Kjo i shkaktoi një hematomë të madhe në fytyrë. Papa megjithatë nuk e shmangu axhendën e tij, duke mbajtur seancat e planifikuara.

Fotot e para të Papa Françeskut pas rënies janë shpërndarë nga mediat e Vatikanit. Papa duket i buzëqeshur dhe me shëndet të mirë, por me krahun e tij të mavijosur të mbajtur të fiksuar nga një garzë e gjatë e bardhë. Këtë të enjte ai priti edhe kryegjyshin Botëror të Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj. ©LAPSI.al

Papa Francesco è caduto a Santa Marta: contusione al braccio - la Repubblica

Papa Francesco è caduto in casa a Santa Marta, ha riportato una contusione  all'avambraccio destro

Ultim'ora. Papa Francesco cade. Contusione al braccio. - Silere Non Possum

Piccolo infortunio per il Papa: caduta e contusione al braccio

The post Papa Francesku rrëzohet në banesë/ Shfaqet me krahun e lidhur appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *