Sulmuesi shqiptar shkëlqen kundër Frosinones, shënon dy gola në 9 minuta

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Silvio Merkaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Sudtirol po luan në transfertë përballë Frosinone. Sfida e vlefshme për javën e 23 të Serie B, ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-2.

Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai që shënoi të dy golat për të tijët në një hark kohor prej 9 minutash.

Golin e parë, Merkaj e shënoi në minutën e 20-të, ndërsa për të dytin mendoi në minutën e 29-të. Në të dy rastet, sulmuesi shqiptar u asistua nga shoku i tij i skuadrës, Odogwu.

Kujtojmë se titullar për Sudtirol në këtë sfidë është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli.

The post Sulmuesi shqiptar shkëlqen kundër Frosinones, shënon dy gola në 9 minuta appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *