Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident me pasoja ndoshta të rënda është shmangur ditën e sotme në autostradën Lushnje-Fier.
Mësohet se një makinë e cila ishte në parakalim përpak sa nuk u përplas me një kamion që transportonte tulla. Kamioni fatmirësisht ka devijuar duke dalë nga rruga. Nga pesha e madhe që kishte kamioni tullat që po transportonte kanë anuar ndërsa disa kanë rënë në tokë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kordinon trafikun në kryqëzimin e Savrës. Punonjësit e zjarrfikëses po heqin nga rruga mbetjet e tullave që janë rrezik për qarkullimin. Sipas të dhënave paraprake ka qenë shpejtësia dhe manovra e gabuar e autoveturës që shkaktoi ngjarjen, megjithatë ekipi hetimor është në terren për sqarimin e rrethanave.
The post Kamionit i bien tullat gjatë ecjes në Lushnjë, bllokon qarkullimin e automjeteve appeared first on Lapsi.al.
