Dëmtuan ikonat e kishës në Ksamil, bien në prangat e policisë 2 persona

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pasditen e sotme dy persona kanë dëmtuar objektet në kishën “Ngjallja e Krishtit” në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur kur kujdestari i kishës ka shkuar për të mbyllur dyert dhe ka parë dy persona të dyshimtë.

Njëri ndodhej brenda ambienteve të kishës dhe po dëmtonte ikonat dhe tjetri po e ruante.
Sapo kanë parë kujdestarin e kishës janë larguar me shpejtësi dhe madje e kanë kërcënuar atë.

Menjëherë kujdestari ka telefonuar policinë e cila ka ndërhyrë dhe ka arrestuar dy personat e dyshuar pranë një stacioni autobusësh.

The post Dëmtuan ikonat e kishës në Ksamil, bien në prangat e policisë 2 persona appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *