Gjirokastër/ Fshatrat pa drita, banorët: Ikin sa herë ka reshje

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Tetë fshatra në njësisë administrative Cepo në Gjirokastër janë pa energji elektrike.

Banorët thonë për mediat se shkak për këtë janë bërë moti i keq dhe amortizimi i rrjetit elektrik. Ata  shprehen te shqetësuar se shkëputja e energjisë disa herë në ditë, rrezikon t’ju djegë pajisjet elektroshtëpiake, ndërsa bizneset i la pa punë.

Reshjet e shiut me intensitet mesatar te rene ditet e fundit në qarkun e Gjirokastrës kanë lënë pa energji elektrike banorët e njësisë administrative Cepo, ku përfshihen një seri fshatrash si Kardhiq, Çepunë, Zhulat, Fushbardhë, Taroninë, Mashkullorë, Prongji dhe Humelicë. Sipas banoreve, kjo situatë përsëritet sa herë ka erë dhe reshje shiu për shkak të rrjetit të amortizuar të energjisë elektrike. Banorët thonë se ndërprerje e energjisë disa herë në ditë, po i dëmton pajiset elektroshtëpiake ndërsa pronarët e bizneseve po i le pa punë.

Banorët thonë se janë ankuar në bashki për këtë problem, por nuk u kanë dhënë asnjë zgjidhje.

Përveç problemit të energjisë elektrike, ata shprehen se vuajnë edhe mungesën e investimeve në ujësjellës.

The post Gjirokastër/ Fshatrat pa drita, banorët: Ikin sa herë ka reshje appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *