Përndiqte të mitura, vihet në pranga 41-vjeçari në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme 4 shtetase të mitura.

Policia njofton se është proceduar në gjendje të lirë shtetasi F. K, 35 vjeç, pasagjer në automjetin me të cilën lëvizte 41-vjeçari që përndiqte të miturat.

‘Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme 4 shtetase të mitura. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasi F. K, 35 vjeç, pasagjer në automjetin me të cilën lëvizte 41-vjeçari i arrestuar, i cili përndiqte shtetaset e mitura.’, njofton policia.

 

The post Përndiqte të mitura, vihet në pranga 41-vjeçari në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *