Vendoset eksploziv jashtë banesës së 51-vjeçarit në Nikël, lënda nuk shpërthen

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje tjetër është regjistruar në lagjen Zezë të Niklës, ku një sasi eksplozivi i është vënë portës së jashtme të banesës së shtetasit Sh. M.

Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer dhe është konstatuar nga pronarët e banesës mëngjesin e djeshëm kur po shkonin për punë.

“Paraditen e djeshme shtetasi Sh. M., 51 vjeç, ka njoftuar policinë se në afërsi të rrethimit të jashtëm të banesës së tij në Nikël, ka konstatuar 2 kallëpe dyshohet me lëndë plasëse dhe fitil zjarrpërcjelles, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe per identifikimin dhe kapjen e autorit.’, njofton policia.

Nuk dihen shkaqet apo autorët e kësaj ngjarje por duhet theksuar që ngjarja ka ndodhur parmbrëmë dhe është mbajtur e fshehtë nga policia deri tani.

The post Vendoset eksploziv jashtë banesës së 51-vjeçarit në Nikël, lënda nuk shpërthen appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *