Aksident fatal në Greqi, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme pas një aksidenti automobilistik në Selanik.

Ngjarja ka ndodhur në Tagarades të Bashkisë Thermi të Selanikut. Rreth orës 01.00 pas mesnate, mjeti i drejtuar nga 30-vjecari shqiptar ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca si dhe dy mjete zjarrfikëse. 4 efektivët e zjarrfikëses kanë nxjerrë nga automjeti të riun shqiptar, i cili kishte ndërruar jetë.

Policia po vijon hetimet për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.

The post Aksident fatal në Greqi, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *