Shkuan të grabisin, terrorizuan fshatin me 100 plumba/ Policia: Në ndjekje 2 persona

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia është ende në kërkim të dy personave të dyshuar për sulmin e armatosur në fshatin Gruemirë, Malësia e Madhe. Raportohet se të shpallur në kërkim janë Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanej (Planaj).

Të dy të dyshuarit hapën zjarr me rreth 100 plumba pasi u pikasën nga tre banorë të fshatit teksa po tentonin të vidhnin një pronë. Pasi debatuan me banorët, ata qëlluan me armë në ajër gjatë largimit nga vendngjarja.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë, e cila po heton rastin për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gruemirë, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e tyre.

U shpallën në kërkim shtetasit E. V., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri dhe R. Z(P)., 27 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër. Nga veprimet paraprake rezulton se dy shtetasit e mësipërm dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë por janë diktuar nga tre shtetas banorë të fshatit e të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. 

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

The post Shkuan të grabisin, terrorizuan fshatin me 100 plumba/ Policia: Në ndjekje 2 persona appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *