“Dhimbje koke” për Sylvinho-n, Hysaj 40 ditë jashtë fushave, dëmtohet dhe Mitaj

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Elseid Hysaj do të qëndrojë jashtë fushës së blertë për të paktën 1 muaj. Fati nuk i ka buzëqeshur futbollistit të kombëtares që sapo ishte kthyer si protagonist me skuadrën e Lazios.

Pas dëmtimit në ndeshjen me Kaljerin, shkodrani bëri të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe sipas raportit të mjekëve, dëmtimi është i një shkalle të mesme. Teste mjekësore kanë zbuluar se Hysaj ka marrë një dëmtim në kofshën e majtë dhe për t’u rikuperuar duhet të paktën 40 ditë. Në dyshim mbetet prezenca e tij në ndeshjet e para kualifikuese në Kupën e Botës e aq më tepër kur përballë do të ketë gjigandët e Anglisë ne Uembli.

Një tjetër lajm i keq për trajnerin Silvinjo vjen dhe nga Arabia Saudite aty ku Mario Mitaj ka marrë një goditje dhe është dëmtuar. Një nga lojtarët e pazëvendësueshëm në formacionin e brazilianit ka pësuar një dëmtim në muskujt e poshtëm abdominal dhe aktualisht po i nënshtrohet terapive përkatëse. Lajmin e ka bërë publik vetë faqja e Al Ittihad në faqen zytare të klubit, ku mes të tjerash tregon se rikthimi i futbollistit në stërvitje do të jetë në varësi të progresit të tij.

Megjithatë siç raportohet, nuk është diçka serioze dhe një dëmtim i tillë nuk parashikohet ta lë jashtë fushës për një kohë të gjatë. Për këtë arsye trajneri Silvinjo shpreson që ta ketë gati për duelin e parë me Anglinë në datën 21 mars.

The post “Dhimbje koke” për Sylvinho-n, Hysaj 40 ditë jashtë fushave, dëmtohet dhe Mitaj appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *