Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari”, Durrës. Një automjet ka përplasur një të moshuar që po lëvizte me motor. Menjëherë pas aksidentit, ai është dërguar me autoambulancë në urgjencën e spitalit. Fatmirësisht bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht deklarohet se ka pësuar dëmtime të lehta në kokë. Kjo rrugë është bërë një pikë e zakonshme aksidentesh, ku dhjetëra incidente ndodhin në mënyrë të përsëritur.
The post Aksident në Durrës, automjeti përplaset me motorin appeared first on Lapsi.al.
