Në kërkim për vjedhje, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Durrësit ka arrestuar një 46-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje. Blutë bëjnë me dije se ndaj 46-vjeçarit ishte vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” nga  Gjykata e Durrësit.  Ky shtetas dyshohet se ka kryer disa vjedhje në banesa të ndryshme.

“Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës, kapën dhe ndaluan shtetasin D. Sh., 46 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Durrësit, ka vendosur masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se ka kryer disa vjedhje në banesa të ndryshme ku vijon puna për dokumentin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

The post Në kërkim për vjedhje, arrestohet 46-vjeçari në Durrës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *