Gjykata e la në burg, ja në cilin paraburgim do të dërgohet Veliaj dhe kë do të gjejë atje

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pasi Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ai është dërguar me furgonin e policisë në paraburgimin e Durrësit.

Më herët gjykata e cilësoi të ligjshëm masën e arrestit për Veliajn, teksa ndryshoi masë për bashkëshorten e tij, duke e lënë në detyrim paraqitje.

Në paraburgimin e Durrësit, Erion Veliaj do të gjejë dhe ish-ministrin Ilir Beqaj i cili prej disa muajsh ndodhet pas hekurave për abuzim me fondet e SASPAC.

Po ashtu aty do të jetë edhe nën shoqërinë e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja.

Gjatë ushtrimit të detyrës së tij si deputet, Çyrbja i ka ofruar favorizime të shumëkërkuarit të drejtësisë Altin Hajri. Ky i fundit në këmbim i siguronte vota për t’u zgjedhur deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Një tjetër akuzë ndaj tij është edhe nxjerrja e sekretit hetimor. Për këtë, ai ka bashkëpunuar me Ahmet Mashën. Ata kanë dekonspiruar të paktën 7 operacione të policisë për arrestimin e disa të kërkuarve.

The post Gjykata e la në burg, ja në cilin paraburgim do të dërgohet Veliaj dhe kë do të gjejë atje appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *