Absurdi, vëllezër e kunata përleshen për pronën që s’i përket askujt

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Emisioni “Stop” u drejtua në Selitë të Tiranës për të takuar Sadete Koci, e cila tregon se në verë ndodhi një konflikt mes burrit dhe kunatit të saj për një gardh që prishi fëmija dhe bashkëshorti i saj, Skënder Koçi.

Për këtë konflikt, i shoqi përfundoi në arrest me burg pasi kishte patur dhe raste të tjera denoncimesh, ndërsa kunati Kujtim Koçi u la në arrest shtëpie. Sadetja tregon se kunata e saj ia ka shtyrë djalin në ferra.

Kujtim e Sanije Koçi thanë se Skënderi pi dhe është konfliktual. Por ata mohojnë dhunën ndaj kunatit, kunatës dhe të birit.

“Stop” kontaktoi edhe me kryeplakun e shqyrtuam hartografinë. Rezulton se vëllezërit e familjet e tyre konfliktohen fizikisht për një pronë që askush nuk e zotëron me dokumenta.

 

The post Absurdi, vëllezër e kunata përleshen për pronën që s’i përket askujt appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *