Nga Malota te Dajsinani, Egnatia tani është një mini… Laçi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Egnatia prej disa javësh ka marrë kreun e klasifikimit në Superiore dhe ka si synim të mos e lëshojë deri në fund, duke përsëritur kështu sezonin e kaluar.

Deri tani gjërat janë në rrugë të mbarë, me rrogozhinasit që vijnë pas 8 fitoresh radhazi, 6 prej të cilave në kampionat dhe 2 të tjera në Kupën. Një situatë kjo që i bën ata të avantazhuar përballë Partizanit të shtunën, kur do të pretendohet fitorja e 9-të radhazi. Trajneri Edlir Tetova nuk do të ketë shërbimet e mbrojtësit Arbenit Xhemajli, që ka mbushur numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe në fundjavë duhet të pushojë. Në anën tjetër, shpresohet për rikthimin e atyre lojtarëve që munguan për shkak viroze ndaj Elbasanit. Rikthehet nga skualifikimi mbrojtësi i djathtë, Abdurrahman Fangaj.

The post Nga Malota te Dajsinani, Egnatia tani është një mini… Laçi appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *