Protestoi kundra burgosjes së Veliajt, reagon Blushi: Luiza Gega shkeli ligjin si ushtarake

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka publikuar dokumentin ku tregon se Luiza Gega e cila mban gradën Kolonele, ka shkelur rëndë ligjin duke dalë në protestën e së mërkurës në SPAK, në mbështetje të Erion Veliaj.

Veprimi i saj thotë Blushi, tregon që Gega ‘e ka bërë zgjedhjen e saj dhe për të betimi tek zyra e Erion Veliajt është më i shenjtë dhe shumë më i rëndësishëm se sa betimi për Flamurin Kombëtar, të larë me gjakun e Dëshmorëve dhe ushtarakëve patriotë’.

Postimi në FB:

Kolonelja Luiza Gega, me pjesëmarrjen dhe qëndrimin e saj publik në protestën e organizuar në mbështetje të Kryehajdutit të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj të cilit është vendosur masa e arrestit me burg, ka shkelur hapur “Ligjin për disiplinën ushtarake”, që ia ndalon rreptësisht të jetë e angazhuar në grumbullime politike dhe në përkrahje publike të një anëtari partie.

Për çdo ushtarak ligji është i qartë!

Shtabi i Përgjithshëm i FA të respektojë ligjin dhe të reagojë ndaj kësaj paligjshmërie skandaloze dhe të konsumuar botërisht!

Kampionët e sportit janë të lirë të mbështesin çdo parti, madje edhe të flenë poshtë dritares së qelisë së Erion Veliaj e të brohorasin për megavjedhjet e tij, por nuk mund të jenë më pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Është e qartë se Kolonele Luiza Gega e ka bërë zgjedhjen e saj dhe për të betimi tek zyra e Erion Veliajt është më i shenjtë dhe shumë më i rëndësishëm se sa betimi për Flamurin Kombëtar, të larë me gjakun e Dëshmorëve dhe ushtarakëve patriotë.

 

The post Protestoi kundra burgosjes së Veliajt, reagon Blushi: Luiza Gega shkeli ligjin si ushtarake appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *