Rival me Roberto Mancinin, trajnerin Sylvinho e kërkojnë në vendlindje! Presidenti flet me video-telefonatë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Paçka se ka një kontratë me kombëtaren shqiptare të futbollit deri në dhjetorin e këtij viti, pra për fundin e kualifikueseve të Botërorit 2026, trajneri Sylvinho është i kërkuar në treg.

Gazetari Uilson Pimentel nga RTI Esporte në Brazil bën me dije se është klubi i Botafogos që ka kontaktuar me Sylvinhon. Ka qenë vetë pronari John Textor që të martën e 11 shkurtit e ka kontaktuar trajnerin dhe kanë folur në video-telefonatë, pikërisht për të shprehur interesin e klubit brazilian.

Ende nuk ka një ofertë konkrete për Sylvinhon, por sipas medies në fjalë në “pole-position” për rolin e trajnerit të Botafogos është Roberto Mancini.
Botafogo vazhdon kërkimin për një trajner të ri që nga largimi i Artur Jorge, kampion i Copa Libertadores dhe kampionatit brazilian me ekipin nga Rio de Janeiro.
Më parë Sylvinho ka qenë trajneri i Corinthians, rivalit të Botafogos.

The post Rival me Roberto Mancinin, trajnerin Sylvinho e kërkojnë në vendlindje! Presidenti flet me video-telefonatë appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *