Spahia: Benet Beci duhet t’i bashkohet Erion Veliajt në burg

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Anëtari i kryesisë së PD, Bardh Spahia, i kërkoi SPAK-ut të mos zvarrisë më hetimin ndaj kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

“Tani është koha që kryehajdutit të Tiranës Erion Veliaj, t’i bashkohet edhe kryehajduti i Shkodrës, Benet Beci”- u shpreh Spahia në një postim në rrjetet e tij sociale.

Spahia tha se jeta luksoze e pajustifikuar e Benet Becit është tregues i dukshëm për SPAK-un.

SPAK duhet të hetojë urgjent pasuritë dhe pronat e Benet Becit dhe familjes së tij të cilat janë vënë duke vjedhur dhe varfëruar shqiptarët. Vilat, lluksi dhe pasuritë e Benet Becit janë tallje për qytetarët e ndershëm, janë tallje për të varfërit dhe të papunët. Benet Beci erdhi në krye të Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me krimin dhe me paratë e korrupsionit. Çdo ditë që ai qëndron në zyrë është një ditë e keqe për Shkodrën dhe për demokracinë. “– tha Bardh Spahia, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen PD-së për të larguar Edi Ramën në 11 Maj.

The post Spahia: Benet Beci duhet t’i bashkohet Erion Veliajt në burg appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *