Ngjarja në Shkodër/ Policia: 34-vjeçari qëlloi të dashurën më pas veten, humb jetën në vend, e reja në gjendje të rëndë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Shkodër/Informacion paraprak

 

Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

 

Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P.  është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

 

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen  e rrethanave të ngjarjes.

 

The post Ngjarja në Shkodër/ Policia: 34-vjeçari qëlloi të dashurën më pas veten, humb jetën në vend, e reja në gjendje të rëndë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *