Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një protestë është zhvilluar përpara ministrisë së Shëndetësisë, me qytetarë që kanë kërkuar drejtësi për Leo Sadikun, 12-vjeçarin i cili humbi jetën në spital.
E motra e tij hodhi akuza ndaj mjekëve për vdekjen e vëllait.
“Si pasojë e disa mjekëve të papengueshëm vëllai im ndërro jetë, disa mjeke që nuk ditën të lexojnë analizat. Disa mjekë që enden nëpër spitale dhe vazhdojnë jetën të lirë, ndërkohë që vëllai im është nën dhe. Nuk mund t’ja fal këtë gjë Shqipërisë, nuk mund t’ja fal kurrë që mjekësia shqiptare më vrau vëllain”, tha Anastasia.
“Unë nuk do ta ndalemi derisa të gjej drejtësi për vëllain tim. Mjekësia nuk bëri asgjë. Vëllait tim nuk i është bërë asnjë ekzaminim nga QSUT dhe ata dalin me diagnoza që nuk i kanë verifikuar, i vendosin diagnozë vëllait tim kur nuk i kanë bërë një eko zemre. Dhe sa fëmijë të tjerë do vriten si vëllai im? Ku është ky shtet dhe kjo ministri? Pse nuk ka marrë asnjë masë për vëllain tim. Prej 42 ditësh familja ime është në zi dhe këta enden të lirë. Derisa të kem frymë do luftoj për drejtësinë e vëllait tim. Ata e vranë Leon”, tha motra e 12 vjecarit”, shtoi.
12 vjeçari nga Maliqi ndërroi jetë orët e para të 8 Janarit 2025, në spitalin Pediatrik të Tiranës.
QSUT tha se shkak i vdekjes ishte miokarditi akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë vdekshmërie.
Më herët, në një emision televiziv, motra e të miturit ka treguar se mjekët në Shqipëri pretenduan se i mituri kishte virozë, ndërkohë që bluzat e bardha në Greqi, Itali e Gjermani kanë konfirmuar se bëhej fjalë për “infeksion bakterial”. Sipas Anastasias, Leo nuk kishte pasur asnjëherë më parë probleme me shëndetin e se madje luante edhe futboll.
Lexo edhe:
Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, rrëfimi i motrës: Si e neglizhuan mjekët, dua drejtësi
The post Vdekja e 12-vjeçarit në duart e bluzave të bardha/ Protestë para MSH, Motra e Leo Sadikut: Vëllain ma vranë mjekët appeared first on GIJOTINA.
