Familja Hasaj u ngujua pas vrasjes së Ramazan Matajt, flet babai i 33-vjeçarit të ndjerë: Kam dhënë besën…

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Babai i Ramzan Matajt, i cili u vra më 4 janar të këtij viti foli sot përmes një lidhjeje telefonike për emisionin “Me Zemër të Hapur” .Fatmir Mataj tha se ngujimi i familjes së autorit të krimit nuk ka lidhje me vrasjen e djalit të tij.

Ai pretendon se ia ka lënë çështjen drejtësisë dhe se i ka thënë familjes Hasa që të dalë lirshëm, të çojë fëmijët në shkollë dhe gratë të dalin për punë.

Sipas tij familja e autorit po manipulona situatën dhe po e përdor ngujimin për të përfituar azil.

Babai i Ramazanit, Fatmir MatajDjali im ka pasur të ardhura mjaftueshëm nuk ka pasur nevojën e kurrkujt. Pwr ngujimi i familjes Hasaj ju kam dhënë besë për disa muaj. Gratë edhe fëmijët të dalin jashtë të bëjnë shkollë të punojnë e t’i bëjnë të tëra. Ja kam çuar fjalën që edhe burrat të dalin.  Misionarët kanë ardh dhe ja kena dhënë leje tërë fisit me dalë jashtë, pa leri ti ça rrejnë e ça flasin ata. Me shku edhe gratë në punë edhe fëmija në shkollë edhe tëra.  S’ka lidhje me djalin tem izolimi i tyre.  Mos të ngujohen të vazhdojnë jetën e tyre, ja kam lënë drejtësisë gjykatës nuk kam punë me ata unë.

kujtojmse se ka rënë në pranga Arjon Hasaj  për vrasjen e Ramazan Matajt, ndodhur më 4 janar 2025 në fshatin Dragoç të Shkodrës ka pranuar krimin. Hasaj ka treguar plotësisht vrasjen e kryer, sipas të cilit ka ardhur si shkak i një lidhje që viktima kishte me motrën e tij prej të paktën 6 vitesh. Autori ka rrëfyer se Mataj ka shkatruar dy martesa të motrës së tij, madje ish-burrit të dytë i ka dërguar video intime.

33-vjeçari u ekzekutua vetëm 2 kilometra larg banesës së tij, ku edhe ishte duke shkuar me mjetin e tij, tip “Mercedez Benz”. Viktima kishte jetuar për afro 1 vit e gjysmë në Belgjikë, bashkë me të vëllain, i cili ndodhet atje, dhe pas kthimit punonte në ndërtim në Malin e Zi.

The post Familja Hasaj u ngujua pas vrasjes së Ramazan Matajt, flet babai i 33-vjeçarit të ndjerë: Kam dhënë besën… appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *