Mblidhet sot Kryesia e PD/ Fokusi i diskutimeve, Primaret

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet sot në orën 12:00 për të diskutuar rreth procesit të Primareve. Ky është një proces ku do të të përfshihen 300 kandidatë ndërsa lista e kandidatëve do të kalojë për miratim në Kryesi.

Dy demokratët Helidon Bushati dhe Ferdinand Xhaferaj, nuk do të jenë pjesë e primareve. Ky i fundit dje ka shprehur shqetësimin se primaret mund të krijojnë përçarje në parti, duke theksuar se ky proces mund të ndikojë në përgatitjet dhe procesin zgjedhor. Xhaferri ka thënë se asnjëherë s’ka qenë dakord me Primaret.

“Kam qenë që në krye të herës kundër këtij modeli primaresh që më shumë e dëmtojnë sesa ndihmojnë opozitën”, tha ai.

The post Mblidhet sot Kryesia e PD/ Fokusi i diskutimeve, Primaret appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *