Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 23 700 euro pa i deklaruar, procedohet polaku

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia, në pikën kufitare të Qafë Thanës, ka proceduar penalisht një shtetas polak i cili tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 23 700 euro, pa i deklaruar.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin polak A. K. u gjetën 23 700 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin polak A. K. 45 vjeç, banues në Poloni, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.

The post Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 23 700 euro pa i deklaruar, procedohet polaku appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *