Viola Spiro:Kur erdha në Tiranë më quanin provinciale, Korça frekuentohej vetëm nga elita

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjatë një interviste në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, moderatorja sportive Viola Spiro, ka rrëfyer paragjykimet në periudhën kur erdhi në Tiranë për të filluar studimet e larta.

Prezantuesja sportive, u shpreh se i thoshin “provinciale”, një paragjykim që sipas saj nuk e ka ndjerë as në Greqi, ku kaloi një pjesë të fëmijërisë së saj.

Ajo u shpreh se “ne i quanim në Tiranë të prapambetur”, duke theksuar se qyteti i saj i origjinës, Korça frekuentohej vetëm nga elita apo intelektualët e Shqipërisë.

“Pjesa e dialektit ishte impakti i parë që përballeshe, të vinin në lojë me ndonjë fjalë”, deklaroi Viola Siro, teksa shtoi se Korça nuk është një qytet si provincat e tjera, “që janë të ngurta, të mbyllura apo të prapambetura”.

Viola Spiro: “Na thoshin provincial, Unë jam rritur në Greqi dhe mund të mendoni se aty kam ndjerë atë racizmit, se ata janë nacionalist, por realisht jo, nuk e kam ndjerë sepse kam ikur në Greqi 2-vjeçe, jam përshtatur kam mësuar gjuhën dhe ndoshta ata orientohen pak me pamjen, janë ndryshe si popull.

E kam ndjerë në Tiranë paragjykimin, erdha rreth 19-vjeçe. E kam ndjerë në Tiranë, që atëherë Korça frekuentohej vetëm nga elita apo intelektualët e Shqipërisë, që e dinin se Korça ishin qyteti ku vinin në fundjavë edhe kalonin mirë, argëtoheshin. Ndërsa pjesa tjetër mendonte se ishte një qytet si provincat e tjera, që janë të ngurta, të mbyllura apo të prapambetura.

Ne ishim aq të zhvilluar, ne i quanim në Tiranë të prapambetur sepse ishin një miks për ne. Identitetin e kulturën i kemi ruajtur. Pjesa e dialektit ishte impakti i parë që përballeshe, të vinin në lojë me ndonjë fjalë”, shprehet ajo./E.T

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *