Tiranë/ Të shtëna me armë drejt një automjeti

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Të shtëna me armë zjarri drejt një automjeti janë shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në periferi të Tiranës. Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores.

“Dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër. Nuk ka të lënduar në njerëz”, tha policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.

“Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe vijojnë kontrollet për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, shtuan të njëjtat burime.

The post Tiranë/ Të shtëna me armë drejt një automjeti appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *