Makina përplas policin në Tiranë, niset me urgjencë drejt spitalit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident ka ndodhur në Tiranë në zonën e Freskut. Mësohet se një punonjës policie është përplasur nga një automjet.

Efektivi i policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L (punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Makina përplas policin në Tiranë, niset me urgjencë drejt spitalit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *