Dosja për Universitetin Bujqësor të Tiranës, GJKKO shpall vendimin, lihen në burg katër prej zyrtarëve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë vendimin për masat e sigurisë ndaj 24 zyrtarëve të arrestuar të “Universitetit Bujqësor”, biznesmenë por edhe persona të tjerë, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat korrupsionit dhe pabarazisë në tendera.

Me urdhër të SPAK u arrestuan: Eduart Terthorja, administrator i Universitetit, Altin Murto, drejtor i fondeve publike në universitet dhe Amarildo Lleshi drejtor i  prokurimeve publike në universitet, Mehmet Qoshja, specialist për fondet, ndërsa Piro Zoga, për të cilin po ashtu ka masë sigurie “arrest me burg”, nuk është bërë ekzekutimi i masës për shkak se ndodhet jashtë vendit.

GJKKO vendosi pas disa orë seancë, lënien në “detyrim paraqitje” për disa profesorë të cilët ishin në arrest shtëpie.

Janë ndryshuar po ashtu masat për katër profesorë, nga arrest shtëpiak në detyrim paraqitje, ndërsa janë lënë në fuqi të gjitha masat e detyrimit me paraqitje, gjithsej 9 masa, mes tyre edhe për dy zëvendës rektorët.

Personat nën hetim akuzohen për abuzime në 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) Lekë.

SPAK thotë se zyrtarë të UBT në bashkëpunim me biznese frynin tenderat dhe përfitonin paratë.

EMRAT

Arrest me burg:

  1. Edmond Tërthorja
  2. Amarildo Lleshi
  3. Mehmet Qoshja
  4. Altin Murto
  5. Piro Zoga

The post Dosja për Universitetin Bujqësor të Tiranës, GJKKO shpall vendimin, lihen në burg katër prej zyrtarëve appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *