Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident me viktima ka ndodhur këtë të enjte në Durrës. Nga përplasja e dy automjeteve, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.
“Në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Martin Camaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T. Ç., 49 vjeçe. Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi R. L. dhe janë dëmtuar shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja K. D., të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shtuan të njëjtat burime, shtuan të njëjtat burime.
Në përditësim…
The post Aksident fatal në Durrës, një person humb jetën, plagosen dy të tjerë appeared first on GIJOTINA.
