Rama: Do bëjmë traditë për nxitjen e kthimit për të investuar dhe punuar në Shqipëri

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe ditën e sotme me rubrikë “Sy m’Sy” në rrjetet e tij sociale ku po iu përgjigjet disa komentuesve.

Rama e nisi fjalën me panairin e punës në Athinë, ku tha se organizimi i tyre do të bëhet traditë me qëllim nxitjen e kthimit për të investuar dhe punuar në Shqipëri. Ai u shpreh se kthimi do të jetë një përfitimin reciprok si për ato që kthehen dhe për vendin.

“Ta thyejmë stereotipin me fakte. Panairet si i ai punës në Athinë do t’i bëjmë traditë për nxitjen e kthimit për të investuar dhe punuar në Shqipëri. Kur flas për kthim e kam fjalën dhe për kthimin e pjesshëm. Në të gjitha rastet kthimi do jetë një përfitim reciprok dhe për ato që kthehen dhe për vendin.”, tha Rama.

The post Rama: Do bëjmë traditë për nxitjen e kthimit për të investuar dhe punuar në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *