Sula: Rama tha se kush është akuzuar nga drejtësia do vijë te Grupi i PS-së

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në Kuvend ka akuzuar qeverinë për shpërdorim të pushtetit, duke ngritur pyetje se kush është përgjegjës për tenderët dhe koncesionet. Sipas tij situata ka arritur në një pikë kaq të keqe saqë është bërë objekt talljeje dhe meme-esh.

Sula tha se kryeministri Edi Rama është shprehur se kush është akuzuar nga drejtësia do vijë këtu te Grupi Parlamentar i PS-së. Ai ngriti pyetjen se pse nuk i morëm Ahmetajn dhe Beqajn në dëgjesë. E keni ju në burg deputetët apo i kemi ne.

“Rama tha se kush është akuzuar nga drejtësia do vijë këtu te Grupi Parlamentar i PS-së. Kur kishit dëgjesa, pse nuk morët Ahmetajn, Beqajn në dëgjesë ju? E keni ju në burg deputetët apo i kemi ne.

I bëni tenderat ju apo ne, koncesionet i bëni ju apo ne. Ka shkuar gjendja aq keq sa jeni bërë meme. Çfarë nuk kemi parë. Një kryetar bashkie me brekë të grisura,” tha Sula i cili u ndërpre nga Spiropali për fjalorin e tij.

The post Sula: Rama tha se kush është akuzuar nga drejtësia do vijë te Grupi i PS-së appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *